Çfarë ndodh nëse hani 12 kumbulla në ditë

Autori:Avdyl Pajaziti

Është më e këshillueshme që kumbulla të hahet e freskët, sepse përmbanë vitaminë C (5 deri 8 mg për 100 g, në varësi të llojit të këtij fruti), vitaminë B6, bakër, vitamina B2, B3, K, magnez, hekur, kalcium, madje dhe rreth 240 mg kalium për 100 g.

Kumbulla është e pasur me fibra, 2 g për 100 g kumbulla, si dhe është një frutë që përmban pak kalori.
12 kumbulla në ditë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i 12 kumbullave të madhësisë mesatare në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq.
Duke konsumuar rreth 12 kumbullave të thata në ditë, ose 100 gram, për tre muaj, do të rriten në mënyrë drastike markerët në gjak që tregojnë rritjen e densitetit të kockave, sipas një prej hulumtimeve.
Dihidroks-fenil izatina, është një nga komponentët e kumbullave, që për shkak të tij, ndër të tjera, ky fryt ka një efekt laksativ.
25 gram kumbulla të thata, e cila është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, siguron 5% të marrjes së kërkuar ditore të fibrave që për meshkujt nga 19 deri në 50 vjet duhet të jetë 25%, dhe për femrat në të njëjtën grupmoshë është 7%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-ndodh-nese-hani-12-kumbulla-ne-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala