Cfarë liderët urrejnë të bëjnë

Autori:Zekirja Shabani

Nëse ju jeni një menaxher i cili pyet veten pse ratë dakord për këtë promovim, ose për një punëtor në nivel fillestar që ëndërron për pushtet dhe prestigj, mos harroni disa nga gjërat që liderët duhet të ‘kapërcejnë’ në mënyrë që të kenë sukses.

Të irritoni punonjësit e juaj

Menaxherët shpesh frikësohen të dëgjojnë se çfarë mendojnë kolegët rreth tyre (veçanërisht nëse ata kanë ndërmarrë ndonjë vendim jopopullore kohët e fundit), por ata kanë nevojë për reagime po aq sa të gjithë. Për të lehtësuar dhimbjen e mbledhjes së komenteve, përpiquni ta ktheni procesin e fudbekut në një proces më argëtues duke ofruar stimuj të vegjël për çdo punonjës i cili i jep një përgjigje të shpejtë. Trajtoni punonjësit tuaj me të njëjtin dinjitet që dëshironi ti ofroni klientëve besnik: besnikëria ndaj jush kompanisë duhet të jetë kënaqësi jo detyrë.

Të përballesh me problemet e stafit

Ka gjithmonë një person që kriojn probleme në çdo zyrë. Ata vijnë vonë, përhapin thashethemet, etj. Punonjësit problematike janë të ndërlikuar për tu trajtuar, edhe nëse ka arsye të dukshme për ti pushuar ata. Përpara se të hidheni direct tek shkarkimi mga detyra, bëni disa kërkime për të gjetur se pse ata janë aq të vështirë dhe gjithashtu në qoftë se janë të vetëdijshëm për këtë. Ka shumë masa shpenguese që mund të merrni për ti bërë të ditur këtyre punonjësve se ju perceptoni një problem dhe jeni të gatshëm ta ndihmoni për ta zgjidhur atë. Nëse ata refuzojnë shansin e ofruar atëherë ju keni bërë atë që mundeni, dhe largimi nga puna shfaqet si alternativë e domosdoshme.

Të delegosh përgjegjësi

Shumë menaxherë, sidomos ata të rinjtë, janë të bindur se janë të vetmit që dinë se si gjërat bëhen siç duhet. Kjo vështirëson delegimin e detyrave të caktuara. Për fat të keq, e sa më shumë detyra të merrni përsipër, aq më shumë do e gjeni vetën të mbytur në detaje dhe imtësira dhe do e urrenipunën tuaj. Nëse ju e humbni kohën në detyra që i pëlqeni ose që dëshironi ti zbatoni në një mënyrë të caktuar, përgjegjësitë tuaja menaxheriale do të vuajnë efektin.. Në vend të kësaj kërkoni të fuqizoni punonjësit tuaj përmes trajnimit shtesë dhe inkurajimit, në mënyrë që ku t’ju duhet të zdorëzoni një detyrë, të jeni confident rreth rezultateve.

Të shkëpusni

Ju mund të keni një nevojë të vazhdueshme të dini se çfarë po ndodh me një projekt në punë; ose mund të jetoni me përshtypjen se në qoftë se ndonjëherë nuk do të jeni i disponueshëm, ju jeni një shef i keq. Të dyja këto paragjykime do ju pengojnë të udhëheqni në mënyrë efektive. Nëse ju jeni shumë të lidhur gjatë gjithë kohës, ju humbni mundësinë për të marrë vendime të mençura pët punën.

Kjo është mjaftueshëm e keqe për të punësuarit mesatar, por në qoftë se një menaxher dorëzohet, gjërat do të ‘shpërbëhen’ shpejt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-lideret-urrejne-te-bejne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala