Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ecni

Autori:Avdyl Pajaziti

Këto janë reagimet që ndodhin në trupin tuaj, nga minuta 1 deri në minutën 60, kur ecni.
Minuta 1 deri në 5.
Hapi juaj i parë liron kimikate që prodhojnë energji në qelizat që furnizojnë aktivitetin tuaj. Zemra fillon të rrahë nga 70 deri në 100 rrahje për minutë, qarkullimi i gjakut përshpejtohet dhe i ngroh muskujt.
Nyjet tuaja lirojnë lëng lubrifikues që ju ndihmon të ecni lehtësisht. Derisa vazhdoni të lëvizni, trupi juaj djeg 5 kalori në minutë në krahasim me 1 kalori derisa pushoni. Trupi juaj ka më tepër nevojë për karburant dhe fillon të djegë karbohidratet nga rezervat e trupit.
Minuta 6 deri në 10
Zemra rrah nga 100 në 140 rrahje për minutë, digjen 6 kalori në minutë. Një ngritje e lehtë e tensionit të gjakut përcillet me lirimin e kimikateve që zgjerojnë enët e gjakut, duke sjell më tepër gjak dhe oksigjen tek muskujt që punojnë.
Minuta 11 deri në 20
Temperatura e trupit fillon të rritet dhe filloni të djersiteni, pasiqë enët e gjakut afër lëkurës zgjerohen dhe lirojnë nxehtësi. Derisa ecja juaj bëhet më e shpejtë, filloni me djegjen e 7 kalorive në minutë dhe të merrni frymë më rëndë. Hormonet, siç janë epinefrini dhe glukagoni, rriten që të çlirojnë karburante tek muskujt.
Minuta 21 deri në 45
Ndjeheni e fuqizuar, filloni të relaksoni pasiqë trupi çlirohet nga tensioni falë nga kimikatet e mira sikurse endorfina në tru. Sa më tepër që digjen kaloritë, insulina ulet – lajme të mira për secilin që lufton me mbipeshën dhe diabetin.
Minuta 46 deri në 60
Muskujt ndjehen të lodhur, pasi që keni harxhuar rezervat e karbohidrateve. Ftoheni ngadalë, rrahjet e zemrës zvogëlohen bashkë me frymëmarrjen. Tani djegim më pak kalori, mirëpo prap më shumë se para se të fillonim. Djegja e kalorive do të vazhdojë deri në një orë pas pushimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-i-ndodh-trupit-tuaj-kur-ecni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala