Çfarë i bën shikimi në telefon trupit tonë?

A ju besohet që mbajtja e telefonit ka efekt të njejtë sikur të mbani një fëmijë tetëvjeçar në kokë derisa rrini ulur?
Shtypja që kemi derisa lexojmë në telefon është e barabartë me masë prej 27 kg. Modeli virtual është krijuar nga dr. Keneth K. Hansraxh nga Instituti për operacione dhe rehabilitim në NewYork.
Duket që qëndrimi i trupit derisa shohim në telefon nuk është mirë për shëndetin tonë, sidomos jo kur kalojmë aq kohë në telefona. Njeriu mesatar kalon dy deri më katër orë në ditë në këtë pozitë.
Sipas raportit, pozita e mirë për njeriun është ajo ku veshët përshtaten me supet. Çdo pozitë tjetër mund të jetë e rrezikshme për eshtrat e trupit.
Zgjidhja e problemit mund të jetë mbajtja e telefonit para jush në kënd të përkryer për të lexuar dhe për qëndrimin e trupit.