Çfarë duhet të dini për iPhone 7

Autori:Avdyl Pajaziti

Çdo vit, eventi i prezantimit të telefonit të ri apele, tërheq mijëra njerëz në mbarë botën. Që me lansimin e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, apele ka ndryshuar dizajnin e telefonit, duke u ofruar klientëve të vet, ekrane më të mëdha. Së fundmi thashethemet për iPhone 7 e kanë përfshirë internetin dhe forumet e ndryshme teknologjike. A do të mbeteni edhe më tutje fans i kësaj marke të telefonave të mençur? Ja disa nga gjërat që duhet t’i dini për iPhone-in e ri:

Lansohet në shtator

Duke e marrë për bazë lansimin e iPhone 5, 5S, 6 dhe 6 Plus, është shumë e mundshme që edhe kësaj radhe iPhone 7 prezantohet në shtator. Gjithashtu, sipas një njoftimi që Vodafone ka barë për stafin e tij, data e lansimit të iPhone 7 është 25 shtatori.

Vjen me iOS 9

Pa asnjë dyshim, iPhone i ri do të jetë me sistem operativ iOS 9. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kompania në konferencën Worldwide Developers.

Kamera e përparme është 1080P

iOS 9 do të jetë një inovacion sa u përket kamerave të përparme. Telefoni i ri i iPhone do të ketë aftësinë që të realizojë fotografi panoramike dhe të realizojë video me 1080pdhe gjithashtu klipe “slow motion”.

Blic në kamerën e përparme

Asnjë iPhone deri më tash nuk ka blic në kamerën e përparme. Për dashamirësit e selfieve, iPhone 7 është një fantazi e realizuar, për shkak se e ka shtuar edhe blicin në kamerën e përparme, duke e përmirësuar kështu kualitetin e fotografive edhe në errësirë.

Procesor më i fortë

Modeli i ri i iPhone do të vijë me një procesor më të fortë A9, i cili i ka 2 GB RAM, dyfishi i asaj që përmban iPhone 6.

Bateri më të mirë

Apple iPhone është kritikuar mjaft shumë për performancën e baterisë. Pasi që ekrani iPhone 6 dhe 6 Plus u rrit, edhe funksionimi i baterisë u përkeqësua. Por kësaj radhe iPhone 7 do të vijë me një bateri më të fortë e cila zgjat më shumë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-duhet-te-dini-per-iphone-7/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala