Cfarë duhet të bëni nëse jeni të papunë?!

Autori:Zekirja Shabani

Pra… mjaft aplikuat  në kaq shumë vende pune dhe mjaft u pëproqët të organizoni kohën çdo javë për tu bërë më i dëshirueshëm për punësim. Ja se si duhet te silleni …

1.Ofroni vullnetarizem

Vullnetarizmi mund të rrisë shanset tuaja për tu punësuar në qoftë se tregoheni strategjik në lidhje me të. Gjeni një vendase jo-fitimprurëse në nevojë të dëshpëruar për një të ri-dizenjuar dhe ofruar shërbimet tuaja falas. Duke ofruar vullnetarizëm, ju do të mbani aftësitë tuaja të zhornuara dhe do të pasuroni CV-në tuaj.

  1. Azhornoni aftësitë

Nëse ju mungon një aftësi zakonisht e nevojshme për punën që kërkoni, shpenzoni cdo ditë kohë çdo ditë për ta fituar atë aftësi. Përpiquni të përfitoni nga burime të shumta online falas, përfshirë mësimet, e-books, dhe videot.

  1. Rrjeti

Ri-lidhuni me kontaktet tuaj të vjetër dhe formoni të rinj. Më e rëndësishmja, ndiqini!

  1. Qendroni te pavarur

Ka shumë persona që janë kundër çdo gjëje që nuk është një punë me kohë të plotë. Nëse kjo tingëllon e vlefshme për ju, është koha të ndryshoni mendim. Puna e pavarur është një mënyrë fantastike për të rritur aftësit, CV-në, portofolin, rrjetin profesional, të ardhurat, dhe besimin.

  1. Ndërtoni prezencën online

Bëhuni ‘i prekshëm’ online. Nisni një blog, rregulloni profilet tuaja të rrjetit social, krijoni një portofol online për të shfaqur punën tuaj. Gjeni kompanitë për të cilat jeni të interesuarqë të punoni, regjistrohuni në bloget e tyre, dhe ndiqini ato në Facebook, LinkedIn, dhe Tëitter. Gjeni vendimmarrësit në ato kompani dhe ndiqini ata. Mësoni se për çfarë flasin, bëni pak hulumtim, dhe më pas angazhuni me ta online. Bëni përshtypje me interesin dhe njohuritë tuaja.

Skenari në rastin më të keq – ju do të mësoni se çfarë është e rëndësishme për ta dhe do ta përdorni këtë informacion për të përshtatur kërkesën tuaj, kur hapet një vend pune.

Skenari në rastin më të mirë – ju do të krijoni marrëdhënie me dikë që do t’ju rekomandojë për një pozitë dhe / ose do ju lajmërojë në lidhje me vendet e pa-publikuara.

Skenari më i mirë – ju do të lini aq shumë përshtypje tek dikush sa që ata do të krijojnë një punë për ju apo do ju mundësojnë një intervistë investigative.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-duhet-te-beni-nese-jeni-te-papune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala