Çfarë duhet të bëjnë studentët për sukses në provim ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Rezultatet e nxjerrura tregojnë se gjumi mund të ketë ndikim shumë të madh në mësimnxënje – kurse mungesa e gjumit dërgon në humbje të kujtesës dhe nëse gjatë periudhës së mësimeve nuk pasur gjum të mjaftueshëm, mbajtja në mend apo memorizimi i gjërave që keni lexuar do të jetë shumë e vështirë, e ndoshta edhe e pamundur.

Shumë nga mund t’a kenë kaluar jetën studentore, por për shumë studentë shtatori dhe e gjithë vjeshta mund të jetë periudha më stresuese pas asaj të qershorit dhe përfundimit të vitit akademik. Këshilla dhe instruksione se si studentët mund të jenë më produktiv dhe më të përgatitur për periudhën e provimeve. Dhe duke i lënë të gjitha ato pas, problemi kryesorë në shpërqendrimin e studentëve qëndron krejtësisht diku tjetër; e kjo ka të bëjë me mungesën apo çrregullimin e gjumit.

Nëse ju vetëm i keni krijuar vetes këtë shprehi, pra çrregullimin e gjumit, duke mos fjetur me kohë dhe duke mos i kushtuar rëndësinë relaksimit dhe pushimit që trupi dhe truri kanë nevojë – në mënyrë që të jeni më produktiv dhe më të koncentruar në përgatitjet e provimeve – atëherë duhet t’a ri-shikoni mënyrën tuaj të jetesës, dhe të mendoni për ndryshime.

Sipas hulumtimit të fundit që ka realizuar ‘Universiteti i Rio Grande do Norte’ në Brazil ardhur në përfundim se gjumi i mirë dhe i relaksuar shkakton sinapsa në trurin tonë që të fortësohet kujtesa dhe të evitohet harresa, e kështu duke fortësuar kujtimet tona në procesin që njihet edhe si ‘efektshmëria afatgjate’.

Rezultatet e nxjerrura tregojnë se gjumi mund të ketë ndikim shumë të madh në mësimnxënje – kurse mungesa e gjumit dërgon në humbje të kujtesës dhe nëse gjatë periudhës së mësimeve nuk pasur gjum të mjaftueshëm, mbajtja në mend apo memorizimi i gjërave që keni lexuar do të jetë shumë e vështirë, e ndoshta edhe e pamundur.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-duhet-te-bejne-studentet-per-sukses-ne-provim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala