Cerifikatat sot në duar të veteranëve

Sot do të nis procedura e lëshimit të certifikatave për njohjen e statusit të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së UÇK-së për rastet të cilat nuk janë kontestuese.
Faik Fazliu, udhëheqës i zyrës së veteranëve të luftës së UÇK-së ka thënë për Klan Kosovën se ceremonia e ndarjes së këtyre dokumenteve to të fillojë në orën 11:00 në objektin e shoqatave të dala nga lufta në Prishtinë.
” Gjatë ditës së sotme me certifikata do të pajisen veteranët nga Zona e Drenicës,Dukagjinit LLapi dhe Karadaku pasiqë në këto zona nuk ka pasur ankesa dhe se procesi është finalizuar dhe se jemi duke filluar këtë ceremoni për shkak se këto tri zona janësimbolikisht gjithëhpërërfshirëse ” tha ai.
Fazliu më tej bëri me dije se në fillim të javës së ardhshme certifikata do të shpërndahen për veteranët e zonave të Pastrhikut, Nerodimes dhe Shalës/Klan Kosova.