Çelaj: Kryetari Ahmeti në vend që të merret me zhvillimin e qytetit, po e bllokon atë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka reaguar lidhur me veprimin e sotshëm të kryetarit Shpend Ahmeti i cili në mëngjes kishte shkuar në Termokos për t’u “përballur” me drejtorin e ri të kësaj ndërmarrje Naser Canolli i emëruar në këtë pozitë ditë më parë nga Bordi i Ndërmarrjes.

Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar si drejtor të kundërligjshëm Canollin. Por ndryshe thotë Çelaj. Sipas këtij të fundit, kryetari Ahmeti duket se nuk e di ligjin se si funksionojnë ndërmarrjet publike “apo e di por qëllimisht e shkelë atë.

“Ato janë të pavarura dhe Asambleja dhe Komuna ushtrojnë kontrollin nëpermejt aksionerëve të cilët janë votuar në Asamblenë Komunale të Prishtinës me shumicë të votave. Ato kanë bordet e tyre dhe funksionojnë në mënyrë të pavarur”, ka thënë Çelaj.

Ndërsa, veprimin e sotshëm të kryetarit Ahmeti, Çelaj e vlerëson si tendencë për t’i kontrolluar ndërmarrjet me anë të subjektit politik.

“Veprimi i tij i sotshëm ku ai shkon me nje grup militantesh politik deshmone qe ai ka tendenca ti kontollojë ndërmarrjet me subjektin e tij politik duke ushtruar presion dhe dhune mbi ndërmarrjet. Do te ishte mirë që Shpendi debatin ta zhvillojë në Kuvend dhe jo ne Facebook dhe të veproj me institucione e jo duke marrë drejtesinë në duart e tij”.

“Ai sot flet për sukseset e Termokosit e që janë të pamohueshme por të cilat nuk janë meritë e tij por e akterëve tjerë siç janë KFË, Qeveria e Kosovës projekt ky i filluar 8 vite me parë. Shpendi nuk e ka bërë as edhe një të vetmin veprim në këtë drejtim përveç që ka lejuar një ushtrues detyre për 1 vit (vëllai i të cilit është sekretar i VV-së në Lipjan) të zgjidhet në mënyrë të jashtëligjshme nga Aksionarët e mëparshëm të VV-së”

“Ftoj qytetaret qe te mos bijne prehe e shpifjeve te Shpendit i cili ne vend qe te merret me zhvillimin e qyetit e bllokon ate (sic eshte rasti i sotshem apo ne Asambelene Komunale) si dhe duke ju prire protestuesve ne shkaterrimin e Qytetit”, ka shkruar Çelaj. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/celaj-kryetari-ahmeti-ne-vend-qe-te-merret-me-zhvillimin-e-qytetit-po-e-bllokon-ate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala