Çeku shpjegon nivelet e drejtësisë selektive në Kosovë përmes paraburgosje së Kadaj Bujupit

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktivisti i shoqërisë civile, Hajrulla Çeku, ka folur për ato që i ka klasifikuar si nivele të drejtësisë selektive në Kosove, të shpjeguara përmes rastit të paraburgosjes së deputetes Donika Kadaj Bujupi.

Këto janë pikat që i ka numëruar Çeku:

1. Donika është në paraburgim, derisa një numër jo i vogël pushtetarësh që kanë vendime fajësuese nga gjykatat janë ose të lirë, ose jashtë shtetit, ose ende i ushtrojnë funksionet e tyre publike.

2. Donika është në paraburgim, derisa për deputetin tjetër nga opozita, Rexhep Selimi që e ka bërë të njëjtën vepër sikurse e para, nuk ka as urdhërarrest.

3. Donika është në paraburgim, është arrestuar në shtëpinë e saj në një pjesë të territorit të shtetit, derisa e njëjta polici nuk intervenon as për ta liruar rrugën e bllokuar nga disa qytetarë serbë në një pjesë tjetër të territorit të shtetit.

4. Donika është në paraburgim, derisa për disa komandantë të luftës, të shndërruar në banditë zhvatës të pasluftës, duhet themeluar misione të panumërta ndërkombëtare të gjyqësisë, deri tek Gjykata Speciale.

“Në asnjë mënyrë nuk po them që veprimet e Donikës janë të drejta. Por, qëndrimi i saj në paraburgim do të ishte i drejtë vetëm nëse edhe rastet e mësipërme t’i ishin nënshtruar drejtësisë. E, po besoj që, në një skenar të atillë, Donika nuk do të kishte nevojë të përdorte gazin lotsjellës në Kuvend”, ka thënë Çeku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ceku-shpjegon-nivelet-e-drejtesise-selektive-ne-kosove-permes-paraburgosje-se-kadaj-bujupit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala