Çeku: “Ende nuk dihet data e publikimit të listave”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e listave të veteranëve të luftës, Agim Çeku, ka thënë se nuk dihet se kur do të publikohen listat.

Ai ka thënë se 15 qershori është kohë e shkurtër për publikim, sepse ka shumë ankesa që duhet trajtuar njësi për njësi.

“Nuk garantoj që do të përfundohen deri më 15 qershor, por mund të garantoj se nuk do të ndalemi me trajtimin e ankesave dhe publikimin e listave. Duhet kohë që Komisioni t`i shqyrtojë ankesat e t`i trajtojë ato njësi për njësi, sipas zonave”, ka thënë Çeku.

Ai ka sqaruar se janë 20 mijë ankesa nga Kosova dhe jashtë saj.

“Deri me 15 qershor është shumë e shkurtë sepse janë diku afër 20 mijë ankesa prej gjithë Kosovës dhe jashtë saj.Kanë filluar të shqyrtohen por nuk janë të gatshme, kur të jenë do të publikohen.

Çeku ka thënë se listat e veteranëve janë një çështje e ndjeshme dhe voluminoze, për të cilën po punojnë edhe shumë vullnetarë, prandaj kërkohet kohë dhe ende nuk mund të caktohet ndonjë datë për publikim të tyre.

Ndryshe, kryetari i Këshillit të Veteranëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi pati prononcuar për Indeksonline se nëse listat nuk publikohen deri me 15 qershor do të ke

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ceku-ende-nuk-dihet-data-e-publikimit-te-listave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala