Çaushi: VV për dhjetë vite ndaloi procese të dëmshme për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjithçka filloi me thënien “JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE”. Kjo ishte parrulla që përbëhej nga dy koncepteve të vetme të Lëvizjes më të re kosovare të themeluar me 12 qershor të vitit 2005, nga një grup personazhesh që kundërshtonin sipas tyre pazarllëkun që përgatitej dhe zbatohej në Kosovë dhe që luftonte për idealet dhe të ardhmen e Kosovës.

Dhjetë vite me protesta, demonstrata si dhe aksione të ndryshme kundër proceseve të dëmshme ne Kosovë e karakterizojnë këtë subjekt politik si lëvizjen e vetme majtiste në Kosovë.

Sipas nënkryetarit të kësaj lëvizje, Driton Çaushi lëvizja që ai drejton ka shërbyer si shtyllë vetëdijësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Që në vitet e para të lëvizjes sonë, kemi arritur që me protesta, demonstrata e aksione politike t’i vetëdijësojmë qytetarët për proceset e gabuara dhe të padrejta që ndodhnin, ka thënë Çaushi për Indeksonline.
Ai e ritheksoi se Lëvizja Vetëvendosje për këto dhjetë vite ka përmbysur shumë procese të dëmshme për Kosovën.

Siç ishin negociatat me Serbinë pa asnjë kusht, Pakoja e Ahtisaarit, privatizimi i egër , decentralizimi në baza etnike, eksterritorialiteti, dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, e cila u realizua si pasojë e protestave të shumta të studentëve kundër tij, si dhe se fundmi me protestat e janarit, dorëheqjen e ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

“Konsiderojmë se kemi arritur qe ta ndalin ritmin e rritjes së të këqijave në vend. Natyrisht, kjo është arritur përmes kritikës, denoncimit dhe dhënies së alternativës më të mirë si zgjidhje për vendin. Kosova do të ishte në gjendje shumë më të keqe sikur mos te organizoheshin protesta dhe aksione të ndryshme nga Lëvizje VETËVENDOSJE”, ka shtuar më tej ai.

Çaushi ka bërë të ditur se qëllimi kryesor i protestave të bëra gjatë këtyre viteve nga kjo Lëvizje ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve si dhe shtyrja e proceseve të dëmshme për vendin./indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/caushi-vv-per-dhjete-vite-ndaloi-procese-te-demshme-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala