Çaushi: Ftesa e Jahjagës për dialog është e pakuptimtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi,  ka komentuar vendimin e Presidentes Atifete Jahjaga për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Çaushi ka thënë se vendimi i Jahjagës nuk ka kurrfarë kuptimi pasi Qeveria ka treguar se nuk ka vullnet për marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Besoj që secili qytetar i Kosovës, i informuar mjaftueshëm për rrjedhën e ngjarjeve, e ka të qartë që marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën”.

“Dhe në raport me këtë gjë reagimet tona kanë qenë normale”.

“Prandaj nuk e di se çfarë kuptimi ka organizimi i një tryeze për dialog mes partive politike”.

“E vetmja gjë që ka kuptim është gatishmëria për t’u tërhequr nga këto marrëveshje, përkundër faktit që ata vazhdimisht e kundërshtojnë një gjë të tillë”.

“Do të ishte e pakuptimtë nëse marrim për bazë prononcimin e Isa Mustafës që sot tha se “gjithçka është e kryer””.

“Pa interesim të qartë për t’u tërhequr nga nënshkrimet nuk e kuptoj se si mund të organizohet diçka e tillë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/caushi-ftesa-e-jahjages-per-dialog-eshte-e-pakuptimte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala