Carbi B bën paruke për fansen 11 vjeçare që ka kancer

Autori:Gazeta Fjala

Ne e dinim se seria e re e Cardi B në Facebook do të sillte shumë të qeshura, por nuk po prisnim lot.

Në episodin e 21 janarit të “Cardi Tries” (Cardi provon), në të cilën reperja fillon përvoja të reja jashtë aftësive të saj të zakonshme, Cardi mëson artin e krijimit të një paruke dhe i dhuron produktin e saj përfundimtar një fanse të re që ka kancer.

Reperes i bashkohet shoqja e saj Kway dhe stilisti dhe prodhuesi i parukeve Tokyo Stylez në ‘Giovanni & Son Human Hair’, ku grupi merret me gjithë procesin – nga larja deri te endja e copave të flokëve së bashku.
Pas përfundimit, të cilën Cardi pranon se është shumë më e vështirë se sa duket, teksa tregon se një fanse e saj do ta marr parukën.

“Parukat janë të shtrenjta”, tha ajo. “Unë jam me të vërtetë e lumtur që paruka që bëra sot do të dhurohet. Shpresoj që t’i shkojë dikujt shumë të veçantë”.

https://www.facebook.com/watch/?v=1092895854516289

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/carbi-b-ben-paruke-per-fansen-11-vjecare-qe-ka-kancer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala