Capussela boton emrat e 22 politikanëve të korruptuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Tash 6 vjet, Bashkimi Europian nuk ka ba kurrgja për me ndalë korrupsionin në Kosovë, e në përfundim të mandatit, në 2016, nuk dihet nëse ka me e lanë Kosovën ma mirë se e ka gjetë.

Kështu deklaron për periodiken spanjolle “El Diario” ekonomisti italian Andrea Lorenzo Capussela, nji nga drejtuesit kryesorë të Zyrëc Civile Ndërkombëtare në Kosovë nga vitet 2008-2011.

Andrea Lorenzo Capussela, ish-shefi i Njisitit Ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtarem ka botue kohët e fundit nji libër kushtue Kosovës, me titull “Shtetndërtimi në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe BE në Ballkan” (State Building in Kosovo: Democracy, Corruption and the EU in the Balkans), ku flet për rolin e bashkësisë ndërkombëtare, e sidomos të EULEX’it në Kosovë.

Capussela thotë se Kosova asht nji shtet që nuk e ka gjetë ende rrugën drejt rritjes së qëndrueshme dhe kapërcimit të problemeve ekonomike. Kosova asht nji demokraci joefektive. Shoqnia vuen nga t’ardhunat e ulta dhe papunësia, derisa zani i saj nuk mbrrin me u ndigjue prej qeverisë së dobët.

I pyetun se çka vërejti gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Capussela evidenton dy gjana:

E para, konsolidimin progresiv të nji sistemi qeverisjeje joevikase dhe të padrejtë që ka shkaktue sistuatën aktuale me sistemin ekonomik dhe legjislacionin e dobët;

E dyta: Nji komunitet ndërkombëtar gjithashtu të dobët dhe të paaftë për me konsolidue nji sistem aq regresiv.

Capussela thotë se kjo asht përgjegjësi e EULEX’it dhe e Zyrës Civile Ndërkombëtare, pjesë e së cilës ka qenë edhe vetë.

Por ekonomisti përfshin edhe qeverinë e Kosovës. Megjithatë, – thekson ai, – problemet e Kosovës janë të bartuna qysh para vitit 2008.

Sa i takon skandalit të EULEX, të denoncuem nga prokurorja Bamieh për përfshimjen e nji gjykatësi në nji aferë korruptive, Capussela thotë se edhe nëse këta akuza janë të vërteta, ata prapë tentojnë me e shkëputë vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale të Kosovës, e që ai përpiqet me i tregue në librin e tij. Probleme për të cilat nuk asht ba kurrgja tash 6 vjet, e që lidhen me korrupsionin e shtrimë në krejt vendin.

Capussela thotë se autoritetet europiane duhet me pasë dijeni për të gjitha këto, ma s’paku qysh në vitin 2012, kur u denoncuenj nga Gjykata Europiane e Auditimit.

EULEX nuk asht përpjekë me çue në burg ndonji lider kosovar të përfshimë në korrupsion. E as më nisë procedurat kundër tyne. Sepse nëse korrpusioni nuk luftohet qysh në zanafillë, kjo don me thanë se Misioni Europian nuk po punon mirë.

Përfundimisht, të gjithë e dimë se elita politike asht e zhytun në korrupsion, por nuk dihen emnat, – thotë ish-funksionari i naltë i Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Po ju, a jepni emna në librin tuej? – e pyet gazetari Pablo Garcia ekonomistin italian në Bruskel.

Kam 22 raste specifike të deklasifikueme deri në detaje. Përfshi edhe emnat, – përgjigjet Capussela, derisa shton se rasti i ndërtimit të autostradës që lidh Kosovën me Shqipninë asht ma i randi.

Në vitin 2010 u nis puna për ndërtimin e nji autostrade që lidh kryeqytetin Prishtinë me Shqipninë, e financueme 100% me parè publike. Problemi asht se krejt procesi ishte i paarsyeshëm: kushtet e tenderimit ishin vendosë e nuk u diskutuen ma. Si shpjegohet kjo? Përfundimsiht, autostrada kushtoi thuejse 3 herë ma shumë se çmimi fillestar i ofertës dhe thuejse 3 herë ma shumë se kostoja mesatare e nji autostrade në Gjermani, – shpjegon Capussela.

Ma tej, ai thotë se nuk ka qenë kundër privatizimeve në Kosoëv, por duhej punue në mvarësi të rasteve. Capussela thotë se ai i ka kundërshtue privatizimet për dy arsye: E para sepse kishin me pasë efekte çoroditëse në ekonominë kombëtare të Kosovës, dhe e dyta sepse korrupsioni kishte prekë shumë procese privatizimi.

Vetëm në sektorin e transportit, dikund rreth 20% e kontratave janë me humbje, – thotë ekonomisti italian.

Sa i takon rezultateve të punës së EULEX’it, Capussela thotë se nuk e din nëse kur të largohet në vitin 2016, ka me e lanë Kosovën ma mirë nga sa e ka gjetë, transmeton rrokum.

Nji tjetër efekt asht se prania e EULEX’it ndonjiherë e frenon shoqninë civile e cila dëshiron me marrë veprime kundër korrupsionit, – thotë Capussela, simbas të cilit, edhe ikja e Misionit nuk ka me qenë aq i randë.(rrokum)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/capussela-boton-emrat-e-22-politikaneve-te-korruptuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala