Cantone: Politikanët italianë blejnë diploma në Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Korrupsioni në Shqipëri është bërë një shembull i keq edhe për t’u shpjeguar në universitetet italiane.

Gjatë ditës së sotme, kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone duke folur me studentët e Universitetit të Firences ka marrë si shembull Shqipërinë dhe korrupsionin në universitete tona.

Sipas tij, ka politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat, raporton Dita.

Cantone thotë se këta njerëz “duhet të hidhen në qeli me forcën e ligjit”.

“Kujtoj gjithmonë  kur në parlament tundeshin diploma nga njerëz të cilët disa vite më parë kishin shkuar në Shqipëri dhe kishin blerë diploma.

Kishte edhe nga ata që hidhnin monedha, por edhe ne e pamë se çfarë fundit kishin”,- u shpreh ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cantone-politikanet-italiane-blejne-diploma-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala