Cameron ndalon shaminë në shkolla dhe gjykata

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri britanez, David Cameron ka deklaruar se mund të ndalojë shaminë që veshin gratë muslimane nëpër gjykata.
Gjithashtu, grave myslimane nuk do t’iu lejohet të vënë shami as në shkolla ose gjatë kontrollimit në aeroporte.
Ky veprim erdhi si rezultat i vendimit që gratë myslimane të mësojnë gjuhën angleze dhe të integrohen dhe afirmohen sa më shumë në shoqërinë britaneze.

Por, kryeministri anglez theksoi se këto vendime nuk do të kenë ngjajshmëri më vendimet e Francës, ku ndalohet plotësisht vënia e shamisë.
“Kur jeni në kontakt me një institucion, ose jeni në gjykatë, apo ke mundësi të shohësh fytyrën e dikujt në pikat kufitare, atëherë unë do të jem i bindur që ky insititucion apo autoritetet kanë vënë rregullat e duhura dhe të arsyeshme”- ka shtuar Cameron për BBC-në, shkruan The Sun.

Vendimet e reja të qeverisë britaneze mund t’i përjashtojnë të gjitha gratë që nuk e mësojnë gjuhën brenda afatit të caktuar.
Kryeministri ka thënë që duke mos folur gjuhën angleze, qytetarët britanezë do të ndiheshin më shumë “dyshues” ndaj propagandës xhihadiste, transmeton ORAinfo.

Ministrja për Besime dhe Komunitet, Baronesha Warsi, gruaja e parë myslimane në qeverinë angleze,  e ka akuzuar kryeministrin për stigmatizim të ligjeve për myslimanët.
Cameron ka premtuar 20 milionë paundë për t’i mësuar 38,000 grave myslimane gjuhën angleze dhe ka kërcënuar se do t’i largojë nga vendi nëse këto gra nuk arrijnë ta mësojnë gjuhën për dy vjet e gjysmë,

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cameron-ndalon-shamine-ne-shkolla-dhe-gjykata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala