Call- center: Biznesi që po lulëzon

Autori:Zekirja Shabani

Nëse duam të kërkojmë një industri që nuk do t’ia dijë për krizën ekonomike, është shërbimi online i qendrave të telefonisë. Sipërmarrjet në tregun shqiptar janë gati 300, duke arritur në rreth 20 mijë të punësuar. Kompani call center janë bërë punëdhënësit më të mëdhenj në vend, duke qenë një zgjidhje e mirë për ekonominë, të paktën deri kur të zhvillojmë industri me më shumë vlerë të shtuar.

Çdi ditë në rrugët e Tiranës, ku është përqendrimi më i madh, shfaqen reklama kompanish të reja, që reklamojnë qindra vende pune. Në përgjigje të kërkesës së lartë, qendrat e mësimit të gjuhëve të huaja tashmë po ofrojnë kurse të gjuhës italiane, të specializuara për call center.

Të dhënat e fundit të tatimeve raportojnë gati 10 mijë të punësuar në vetëm 12 kompani call center.
Ritmet e rritjes së sektorit janë aq të larta sa po konkurrojnë me fasonin. Kompanitë fason, të renditura mes 100 kompanive më të mëdha, kanë të punësuar 14 mijë persona.

Por, specialistët e rekrutimit të punonjësve mendojnë se me shifrat jozyrtare, call center është biznesi i parë punëdhënës në vend, ku dinamika e punës edhe për periudha të shkurtra 1-3 muaj, (veçanërisht në sezonin e verës) bën që një pjesë e të rinjve që nuk e tejkalojnë këtë kohë, të mos rezultojnë në listat e kontributeve shoqërore.

Mjafton një trajnim një apo dyjavor dhe puna 6-8 orë siguron minimalisht 300 euro.
Në total, nga rreth 300 kompani call center vlerësohet se numri i të punësuarve i kalon 20 mijë./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/call-center-biznesi-qe-po-lulezon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala