Caku i radhës i ISIS-it mund të jetë Londra

Xhihadistët që mund të kryejnë atentate të ngjashme me atë të Parisit edhe nëpër rrugët e Britanisë, po monitorohen nga më tepër agjentë se sa kanë operuar në Mbretërinë e Bashkuar që prej Luftës së Dytë Botërore.
Mijëra policë civilë, pjesëtarë të forcave speciale, ushtarakë dhe agjentë të paguar po i mbajnë nën mbikëqyrje të rreptë të dyshuarit dhe bandat nëpër rrugë bën të ditur CCTV.