Çadra inteligjente, nuk do ta humbisni më (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse e humbisni gjithmonë çadrën, dhe përfundoni duke u lagur nga shiu, atëherë kjo shpikje mund të jetë për ju. Çadra, e krijuar nga Blunt, ka një çip me Bluetooth të fshehur brenda një xhepi, me të cilin i tregon vendndodhjen pronarit, dhe e njofton nëse e ka harruar në ndonjë vend.
Çadra është gjithashtu shumë e fortë dhe mund t’ju mbrojë nga shiu apo era. Është krijuar një aplikacion për iPhone dhe pajisjet Android posaçërisht për çadrën, ku ju mund të merrni informacione mbi vendndodhjen e saj.

Nëse çadra është 15-30 metra larg pronarit, brenda në shtëpi ose në restorant, për shembull, atëherë aplikacioni “Tile” tek telefoni do të lëshojë një tingull të caktuar derisa pronari të konfirmojë se e ka gjetur çadrën. Çipi së bashku me aplikacionin ju lejojnë gjithashtu të kujtoni se ku e keni lënë për herë të fundit çadrën. Çadra vjen në dy madhësi të ndryshme dhe kushton 93 dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cadra-inteligjente-nuk-do-ta-humbisni-me-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala