Byroja e Sigurimeve kompensoi deri në 10 mijë euro anëtarët e saj

Agron Demi, drejtor i institutit GAP konsideron se polisat kufitare janë të padrejta dhe të tilla kanë qenë gjithmonë. Sipas tij, fitimi vjetor i kompanive të sigurimit ka qenë mbi 13 milion euro në vit, ndërsa më pas ata kanë krijuar monopol duke e ndarë fitimin përgjysmë. Në këtë mënyrë, sipas Demit, Byroja e Sigurimeve ka dhënë kompensime deri në 10 mijë euro për anëtarët e saj.
“Fitimi vjetor i kompanive të sigurimit vetëm nga policat kufitare ka qenë mbi 13 milion euro në vit. Për shkak të marrëveshjes së përbashkët dhe me bekimin e BQK, 12 kompanitë e sigurimeve kanë krijuar monopol dhe kanë ndarë fitimin përgjysëm. Duke u mundu me i rrit artificialisht shpenzimet administrative, me qëllim që të mos duket profiti kaq i lartë, Byroja e Sigurimeve ka dhënë kompensime deri 10 mijë euro për anëtarët e saj”, ka thënë Demi në profilin e tij në Facebook.
Për më shumë lexoni shkrimin e plotë të Demit në Facebook:
Fitimi vjetor i kompanive të sigurimit vetëm nga policat kufitare ka qenë mbi 13 milion euro në vit.
Për shkak të marrëveshjes së përbashkët dhe me bekimin e BQK, 12 kompanitë e sigurimeve kanë krijuar monopol dhe kanë ndarë fitimin përgjysëm.
Duke u mundu me i rrit artificialisht shpenzimet administrative, me qëllim që të mos duket profiti kaq i lartë, Byroja e Sigurimeve ka dhënë kompensime deri 10 mijë euro për anëtarët e saj.
Se polisat kufitare kanë qenë dhe janë të padrejta, e dëshmon edhe deklarata e para disa ditëve e Guvernatorit të BQK i cili deklaroi se pas uljes për 50% të policave kufitare të sigurimit, disa kompani mund edhe të bankrotojnë. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimeve janë themelu për me fitu pikërisht nga policat kufitare, duke vendos çmim të padrejtë ndaj diasporës (kryesisht). Krejt kjo me bekimin e BQK dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Tash, me uljen e policave kufitare të sigurimit për 50%, fitimi vjetor pritet të jetë në mes të 6-7 milion euro, apo rreth gjysmë milioni euro për secilen kompani të sigurimeve. Prap, në një situatë monopoli, profiti kalon shpenzimet për së paku 24 herë.
Përkundër asaj se Pacolli, Thaçi e Hamza mundohen me tregu se janë bërë “dorëshlirë” për diasporën, prap policat kufitare janë tepër të larta nëse shikohet relacioni profit-shpenzime.
Kjo do të ishte krejt në rregull në një situatë ku do të kishte konkurrencë, por është krim e haraç në një situatë monopoli tani e disa vite