Buxheti për vitin 2016 është bllokuar shkaku i opozitës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se bllokimi i Kuvendit që po e bënë opozita është situatë jo dinjitoze, nuk është në traditë të vendit dhe po pengon zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, kjo është tejet e pahijshme, është kundër rregullores së Kuvendit, dhe siç thotë Veseli, prodhon konsekuenca përveq cënimit kushtetues, raporton lajmi.net.

Kështu deklaroi ai në tryezën e organizaur nga vet ai me temë : Qasjet aktuale të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Veseli tha se 22 projektligje që po presin dhe nuK po hyjnë në rend të ditës për shkak të këtij bllokimi që opozita po ia bënë Kuvendit.

“Po bllokojnë zhvillimet pozitive që kishin mujt me arrit edhe vet qytetrarët tonë nga nxjerrja e ligjeve të mundshme. Janë Ligji mbi Obiliqin, zgjedhja e gjykatësve të kushtetueses e edhe buxheti për vitin e ardhshëm, si dhe shumë të tjera”, tha Veseli.

Ndërsa Ismet Kryeziu nga KDI dhe Transparency Internacional ka thënë se bllokimi që po bënë opozita nuk është demokratike dhe sipas tij, kjo mund të jetë rezultat i mos bisedimeve mes Qeverisë dhe opozitës para nënshkrimit të marrëveshjeve.

“Por, nuk duhet të ndodh kjo. Duhet qasje serioze nga akterët e përshirë, ndoshta do të duhej ndërhyrja e Presidentes që të dilet nga kjo situatë”, ka thënë ai.

E drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka thënë se partitë politike nuk janë të afta për të gjetur zgjidhje për ndërtimin institucional.

Sipas tij, tërheqja e nënshkrimeve ëhstë joreale dhe absurde./ lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buxheti-per-vitin-2016-eshte-bllokuar-shkaku-i-opozites-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala