Buxheti: Për FSK-në 49 milionë, për FAK-un 54 milionë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së FSK-së Shkëlzen Syla ka raportuar pranë Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Me këtë rast, Syla ka thënë se buxheti i përgjithshëm i FSK-së për vitin 2016 do të jetë 49 milionë euro.

Sipas tij, nëse miratohen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, atëherë duhet që urgjentisht të ndahen mjete shtesë të paktën për nevoja elelementare e që do të arrin shumën e 54 milionë eurove.

Nga ana e tij, deputeti i LDK-së Anton Quni ka thënë se Raporti i Progresit i ka qortuar anëtarët e komisionit se janë sjellur subjektivisht në raport me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe sipas tij kjo qajse do të ndryshojë pasi vjen kjo vërejtje nga Evropa.

Në këtë komisionin pritet të raportojnë edhe zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buxheti-per-fsk-ne-49-milione-per-fak-un-54-milione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala