Buxheti mund të arrijë në 2 miliardë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e Kosovës mund të pësojë ndryshime drastike deri në votimin final nga Kuvendi i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Atij mund t’i shtohen projekte në vlerë mbi 300 milionë euro. Këto projekte do të mund të futen në buxhet vetëm nëse Kuvendi i Kosovës paraprakisht kalon plotësimin-ndryshimin e Ligjit për financat publike me amendamentin për t’i lejuar Qeverisë tejkalimin e kufizimit për deficit buxhetor mbi nivelin prej 2 për qind vetëm për projektet kapitale.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit të Ministrisë së Financave, Kuvendi do të miratojë buxhetit që do të jetë rreth 2 miliardë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buxheti-mund-te-arrije-ne-2-miliarde-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala