Buxheti i mjerimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gati gjysmë miliard euro gjatë vitit 2016 janë paraparë të shpërndahen në formë të subvencioneve dhe transfereve, derisa shuma për investime kapitale është rreth 50 milionë euro më pak.

Duke u bazuar në Projektbuxhetin e vitit 2016, shihet qartë se pjesa dërrmuese e mjeteve të shtetit shpenzohen për paga, subvencione, si dhe mallra e shërbime.

Për paga dhe mëditje gjatë vitit që vjen janë paraparë të shpenzohen 548 milionë euro apo rreth 13 milionë euro më shumë sesa janë ndarë për vitin aktual.

Po ashtu, për mallra dhe shpenzime janë paraparë të shpenzohen 209 milionë euro apo rreth 4 milionë euro më pak sesa janë ndarë për vitin aktual.

Gjithnjë duke u bazuar në Projektbuxhetin e vitit 2016, shihet se për subvencione dhe transfere janë paraparë të ndahen 449 milionë euro, ku krahasuar me vitin aktual shihet se për këtë qëllim gjatë vitit që vjen do të ndahen 23 milionë euro më shumë./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buxheti-i-mjerimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala