Buxhet sipas dëshirës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Mitrovicës së veriut ka miratuar buxhetin për vitin 2016 prej 10.654.622 euro, dyfish më shumë sesa parashikon Ministria e Financave (4.970.832 euro). Njësoj kanë vepruar edhe Zveçani 5.724.630 euro dhe Zubin Potoku 6.707.000, dyfishi më shumë se që parashikon MF

Kuvendet e tri komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan dhe Zubin Potok kanë miratuar propozim-buxhetin për vitin 2016, jo bazuar në qarkoren e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, mbi ndarjen e buxhetit komunave të Kosovës për vitin 2016, por “buxhetin e ndryshuar dhe të plotësuar për vitin 2016, sipas nevojave”.

Me buxhetin e ndryshuar dhe të hartuar sipas dëshirave të qeverive lokale të komunave veriore, nuk janë pajtuar këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës së veriut, ndërsa ai boshnjak ka abstenuar, si dhe ata në Kuvendin e Zveçanit, ndërkaq me buxhetin e ndryshuar dhe të plotësuar, në kundërshtim me qarkoren e Ministrisë së Financave, në Kuvendin e Zubin Potokut janë pajtuar edhe këshilltarët shqiptarë./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buxhet-sipas-deshires/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala