Buxhet i ushqimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Familjet kosovare i shpenzojnë rreth 75 për qind e të hyrave për ushqim dhe banim, shkruan sot Koha Ditore.

Të hyrat e mangëta dhe borxhet ndaj bankave kanë bërë që ato të shpenzojnë shumicën e buxhetit në këto dy kategori, duke lënë tërësisht anash shpenzimet për arsim e rekreacion që sillen te 1-përqindëshi.

Ndërsa, mbi 90 për qind e familjeve nuk mund ta përballojnë një shpenzim të paplanifikuar prej 500 eurove brenda vitit.

Ato kanë probleme me shlyerjen e borxheve, pagesën e obligimeve dhe ngrohjen e ambienteve familjare gjatë dimrit, përcjell koha.net. Këto e të dhëna të tjera janë pjesë e raportit të Agjencisë së Statistikave për buxhetin e ekonomive familjare në të cilën janë paraqitur të dhëna për të ardhurat, konsumin dhe në përgjithësi standardin jetësor të familjeve në Kosovë.

Sipas raportit, ushqimi merr pothuajse gjysmën e shpenzimeve të familjeve të Kosovës, apo 45 për qind. E lloji i ushqimit që përbëhet vetëm nga artikujt bazë, tregon për standardin e jetës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buxhet-i-ushqimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala