Busquets nuk i frikësohet argjentinasit të Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës Busquets nuk e sheh Havier Maskerano-n si rrezik për pozicionin e tij si mesfushor.
Maskerano iu bashkangjit ekpit katalunas në n vitin 2010 nga Liverpool, mirëpo në të shumtën e kohës ai ka luajtur si mbrojtës.
Sidoqëtëjetë, Busquets ka thënë se nuk shqetësohet për humbjen e vendit të tij përkrah Argjentinasit.
“Maskerano-n nuk e shoh si kërcënim për mua në mesfushë: Nuk më duhet të luftoj për të zënë vend në startim,” tha ai në një konferencë.
“Trajneri është ai i cili merr vendimet, dhe mua vetëm më mbetet të jap më të mirën e mundshme. Luiz Enrike është në krye të kësaj, dhe ne të gjithë ia duam më të mirën ekipit tonë.”
“Unë gjithashtu ndihem shumë mirë të luaj përkrah Maskeranos, poashtu.”
Ndërsa, kur u pyet për ndeshjen me Villareal, ai tha: “Me të vërtetë do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi një hap më përpara dhe të gjithë duan një rezultat të mirë. Ne do të fillojmë me avantazh këtë lojë, sepse janë kundërshtarët të cilëve u duhet që të shënojnë.”
Barcelona së fundi e fitoi Kupën e Mbretit, në edicionin 2011-12, kur e mundën ekipin e Atletike Madrid-it në finale.