Bushati lobon në Brazil për njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit, Mauro Luiz Iecker Vieira i ka thënë ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Dimitër Bushatit se procesi i njohjeve të Kosovës është një çështje në evoluim. Kurse, ministri Bushati vlerësoi qasjen e përmirësuar të Brazilit kundrejt Kosovës, e materializuar së afërmi me njohjen e dokumenteve të udhëtimit.
Në këtë kontekst, ai kërkoi ndërmarrjen e hapave të nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ministri i Bushati i bëri këto komente gjatë një vizite zyrtare në Republikën Federative të Brazilit.