Bushati: Kosovës i duhet dialogu dhe jo polarizimi

Ministri i Jashtëm Shqiptar Ditmri Bushati ka reaguar lidhur me ngjarjet e të hënës në Parlamentin e Kosovës.
Bushati thotë se është i nevojshëm kultivimi i dalogut, larg polarizimit të tejskajshëm.
“I shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet përballë sfidave të mëdha të shtetndërtimit demokratik e konsolidimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Kësisoj, e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të tejskajshëm në retorikë dhe veprime”, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri Bushati.