Burri shpëton mrekullisht nga përmbytjet, pamjet e frikshme

Autori:A D

Përmbytjet e pazakonta dhe të befta në Europë kanë sjellë jo pak dëme, në njerëz dhe materiale.

Përpos Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të Europës Perëndimore, që janë prekur nga stuhitë, edhe Turqia nuk ka shpëtuar pa qenë nën vorbullën e përmbytjeve.

Në një video të publikuar nga mediat turke, shikohet sesi një burrë shpëton për pak nga stuhia.

Ndërsa, shtëpia ku ai dhe të tjerët jetonin, është shkatërruar totalisht.

Nga përmbytjet në Europë, kanë ndërruar jetë deri më tani mbi 190 persona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burri-shpeton-mrekullisht-nga-permbytjet-pamjet-e-frikshme-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala