Burri rrah gruan në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një rast i dhunës familjare është shënuar dje në kryeqytet. Policia e Kosovës thotë se dje pasdite kanë marrë një informacion se një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia raporton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti thuhet është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burri-rrah-gruan-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala