Burri më i trashë në botë vdiq nga pijet energjike

Autori:Avdyl Pajaziti

Burri më i trashë në botë, që vdiq nga një sulm në zemër në ditën e Krishtlindjeve, kishte pirë shumë pije energjike ditën para se të vdiste, shkruan Daily Mail.

Andres Moreno që peshonte 444 kilogramë ka vdekur në moshën 38 vjeçare në qytetin e tij të lindjes në Obregon në Sonora të Meksikës.

Ai kishte konsumuar më shumë se gjashtë pije energjike pak para se të vdiste.

“Moreno ishte obez dhe sapo e kishte filluar një dietë për të humbur në peshë dhe konsumimi I aq shumë pijeve energjike mund t’ia ketë çrregulluar zemrën, gjë që shkaktoi edhe infarktin në zemër”.

Klinika në të cilën Moreno e kyshte kryer edhe operimin e baypass, ka thënë se sasia e pijeve energjike që kishte konsumuar ai, ishte e barabartë me konsumimin e 42 kanaqeve të Coca Colas në 3 ditë.

3 2 1

4-11-634x380

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burri-me-i-trashe-ne-bote-vdiq-nga-pijet-energjike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala