Burri i deputetes “përndjek” deputetët e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime të “Zëri” brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se polici hetues që po udhëheq operacionin për arrestimin e deputetëve të opozitës është F.G i cili është burri i deputetes së PDK-së Selvije Halimi.

“Zëri” mëson se polici F.G është i përmendur edhe në padinë e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti kundër arrestimit të tij.

F.G gjithashtu ka qenë polic kryesor hetues në rastin e Dino Hasanajt, poashtu në rastin  Hamdi Sopa dhe në atë Natali Velijaj dhe në disa raste tjera të rënda.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burri-i-deputetes-perndjek-deputetet-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala