Burri i Albulena Haxhiut fyen rëndë deputeten Ganimete Musliu

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Alban Krasniqi njëherit edhe burri i deputetes nga e njëjta parti, Albulena Haxhiut, ka fyer rëndë deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur atë “Ganimete Zajednica-Musliu”, duke kërkuar që mos të duket rreth sheshit “Adem Jashari”.

Ja postimi i tij i plotë:

Ganimete Zajednica-Musliu as mos mpreh dhëmbin ti me
matrapazët e tjerë të PDK-së me u duk rreth sheshit Adem Jashari. Veç mundeni me shku tek përmendorja e Kral Milutinit. Ruajuni përmendoreve të heronjve me municion e armë se nuk është çudi të ringjallen e te ju tregojnë vendin. Shumë kam besim që Drenica dhe mbarë Kosova ka me ju dhanë atë që e meritoni të gjithë ju shkelës, njollosës dhe tradhtarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burri-i-albulena-haxhiut-fyen-rende-deputeten-ganimete-musliu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala