Burkina Faso: Lirohen 126 pengje, kriza sheh fundin

Autori:Gazeta Fjala

Kriza e pengjeve në Burkina Faso ka mbaruar pasi qeveria ka marrë nën kontroll Hotelin Splendin, të cilin e kishin marrë me dhunë radikalët islamik.

Të gjithë, 126 pengjet janë liruar nga hoteli në kryeqytetin e shtetit afrikano-perëndimor, Ouagadougou, ka thënë ministri i brendshëm, transmeton Klan Kosova.

Të tre pengmarrësit janë vrarë, dnërsa ka bërë të ditur se llogariten rreth 20 të vdekur nga sulmi.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe njësitet speciale franceze dhe ato amerikane.

Presidenti i Francës François Hollande e ka quajtur “të çmendur” sulmin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burkina-faso-lirohen-126-pengje-kriza-sheh-fundin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala