Burim Berisha paguan 124 mijë euro për fotokopje me qera

Autori:Zekirja Shabani

Komuna e Fushë Kosovës, e udhëhequr nga Burim Berisha, ka marrë një vendim të quditshëm. Në vend se të blejë printer e fotokopje për nëvoja të komunës, ajo ka vendosur ti marr ato me qera.

Shërbimet e printimit, fotokojes e skanimit do ti kryej një operator i jashtëm, që do të paguhet hiq më pak se 124 mijë euro në vit.

Për këtë punë taashmë edhe është zgjedhur kompania NTP “INFOCOPY” dhe “GRAF-TEK”.

Të dyja kanë konkurruar si konzorcium dhe kanë fituar tenderin “Marrja në shërbim e aparateve fotokopjuese me mundësi printimi, skanimi dhe fotokopjimi”, më 13 mars të këtij viti.

Gazeta Fjala ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj komunë, Ali Topalli, i cili ka thënë se e gjithë procedura është zhvilluar përmes zyrës së prokurimit në tender të hapur.

Ai nuk ka dhënë detaje përse kanë vendosur të marrin në shërbim fotokopjet në vend se ti blejnë ato.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burim-berisha-paguan-124-mije-euro-per-fotokopje-me-qera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala