Burgjet mbushen me të mitur

Autori:Avdyl Pajaziti

Burgjeve të Kosovës u është shtuar numri i të burgosurve të mitur. Gjatë vitit 2014, nga 1555 të akuzuar janë dënuar 840 të mitur nga Gjykata themelore, transmeton Gazeta Fjala.

Për dallim nga viti 2013, numri të miturve të dënuar është rritur për 54 persona, apo shprehur në përqindje 6.9 për qind, thuhet në raportin e jurisprudencës për persona të mitur, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i personave të mitur, të akuzuar në gjykatat themelore, në vitin 2014, ka qenë 1 555 veta. Numri më i madh i të akuzuarve kanë qenë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 428 persona. Nga gjithsej 1 555 persona të akuzuar, 840 prej tyre janë dënuar. Krahasuar me vitin 2013, numri i personave të dënuar ka shënuar rritje për 54 persona, ose shprehur në përqindje për 6.9%”, thuhej në raport. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burgjet-mbushen-me-te-mitur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala