Burgjet e frikshme në Maqedoni (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Për disa kohë disa shoqata qytetare janë duke informuar për gjendjen e tmerrueshme në burgjet e Maqedonisë dhe kushtet çnjerëzore në të cilat të burgosurit vuajnë dënimin e paraparë.

Në burgjet ka një erë e keqe që është e padurueshme, pajisjet e higjienës janë diçka lukzose, dhe dhomat janë terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve, transmeton TetovaSot.

Imazhet që janë shfaqur në internet, shihen pamjet që janë të ngjajshme me skena të një filmi horror, dhe paraqesin jetën e përditshme të të burgosurve.

Burime të afërta të “centarnews” me të burgosurit pohojnë se ka ndarje të të burgosurve në dy kategori, ata që bashkëpunojnë me drejtorin dhe kanë të gjitha të drejtat, dhe ata që refuzojnë të bashkëpunojnë me udhëheqjen e koruptuar dhe janë në kushte që janë larg nga normalja.

Për shkak të papastërtisë së madhe, shëndeti i të burgosurve është në gjendje kritike, dhe ndihma mjekësore aspak nuk u jepet edhe pse është e garantuar ligjërisht.

Ndryshe 90% e të burgosurve janë në grevë urie në të gjithë burgjet e Maqedonisë, përshkak të kushteve të këqija./TetovaSot/

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burgjet-e-frikshme-ne-maqedoni-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala