Burg përjetë turkut që vrau dy fëmijë kosovarë: Urrej shqiptarët

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata e Hanoverit në Gjermani dënoi turkun Ibrahim B. me burgim të përjetshëm, pasi kishte vrarë dy fëmijë romë me prejardhje nga Kosova.

Autori i vrasje së 8-vjeçares Jenisa M., e cila në vitin 2007 u ekzekutua dhe kufoma e saj u zhduk për shtatë vite pa asnjë gjurmë po ashtu edhe Danos, mori dënimin e merituar. 44-vjeçari turk u dënua edhe për vrasjen e 5-vjeçarit Dano, transmeton Shekulli.

Gjykata provoi se Ibrahimi në vitin 2007 rrëmbeu mbesën e ish-të dashurës së tij, e vrau në Wunstorf dhe më pas e fshehu.

44-vjeçari Ibrahim u dënua me burg të përjetshëm nga gjyqi i Hanoverit, shkruan “Bild”.

Vrasësi është ndier gjithmonë i fyer nga familja rome me prejardhje nga Kosova, duke thënë se vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”, raportojnë mediat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/burg-perjete-turkut-qe-vrau-dy-femije-kosovare-urrej-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala