Bunkeri 1.1 miliard dollarësh (Foto)

Gjermania ka ndërtuar bunkerin më luksoz me një shpenzim prej 1.1 miliard dollarësh për strehim të popullsisë në rast apokalipsi.
Në këtë vend gjenden një koleksion pishinash, teatresh, palestrash, restorantesh, apartamentesh dhe shërbimi helikopterik.
Bunkeri është ndërtuar për të përballuar shpërthimet bërthamorë, agjentët kimikë, tërmetet, tsunamet dhe çdo lloj tjetër fatkeqësie apo sulmi.
Ky vend do të quhet “Bunkeri i Mbijetetesës”, ku do të shërbejë si arratisje ndaj fundit të botës.
“Vivos Europa One”, bunkeri me 5 yje, ndodhet në fshatin Rothenstein në Gjermani.
Ai u zbulua nga CEO, Robert Vicinio, ditën e premte më 12 qershor.
Ky kompleks është i krahasueshëm me rezidencat e miliarderëve, por me një sipërfaqe shumë më të madhe dhe me aftësi “mbijetese”.
Edhe pse çmimet e apartamenteve mbeten të paqarta, vetë prona vlerësohet tek rreth 1.1 miliard dollarë, gjë që do të thotë se do të jetë e vlefshme vetëm për të pasurit.
Çdo familje do të ketë nga një apartament të madh në kompleks, të cilin mund ta dizajnojnë sipas dëshirave. Gjithashtu do të jenë të aksesueshme edhe spitale, klasa shkolle, stacion televiziv, dhoma lutjeje, bodrum vere etj.
Vicino u shpreh mjaft krenar për sjelljen në jetë të këtij projekti epik.