Bunarët e Shpendit në qendër të Prishtinës (Foto)

Dhjetëra gropa qëndrojnë të hapura tash e disa javë në rrugët kryesore të Prishtinës. Askush nuk intervenoi që ato të mbulohen, përkundër motit të përshtatshëm në fund të janarit.
Gazet Fjala sjellë disa gropa në qendër të kryeqytetit, të cilat janë dhjetëra centimetra të thella.
I rekomandojmë kryetarit Shpend Ahmeti, pasi është shumë i zënë me rrjetet sociale dhe shumë i zotin në përdorimin e teknologjisë informative, t’i mbulojë gropat përmes Adobe Photoshop. Mund t’i zbukurojë si t’ia dojë qejfi.