Serbi: Bukëpjekësi shqiptar vret punëtoren

Autori:Avdyl Pajaziti

Marjan Dulaj (54 vjeçar), bukëpjekës shqiptar që punon në qytetin Zajeçar të Serbisë, ka shtënë me revole në kokë të punëtores së tij Danijela Matijeviq (50 vjeçare), e pastaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke shtënë në gjoksin e vet.

Të dy janë dërguar në Qendrën për urgjenca të spitalit në Zajeçar, transmeton Klan Kosova.

Danijela ka vdekur, kurse Marjani është në gjendje kritike. Incidenti ka ndodhur para objektit “Bella”, në qendër të Zajeçarit, sot rreth orës 11:00. uf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bukepjekesi-shqiptar-ne-serbi-vret-punetoren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala