Buka nuk lirohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimi i bukës në pjesën dërrmuese të furrave në Kosovë vazhdon të jetë i njëjtë, pavarësisht se nga një shtatori i këtij viti Qeveria e Kosovës ka ulur Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bukë në 8 % nga 16 % sa ka qenë më parë.

Drejtuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës thonë se çmimin e grurit e kanë zbritur për 6 centë, kurse atë të miellit për 2 centë për kilogram.

Por, kjo ulje e çmimeve të grurit dhe miellit në tregun e Kosovës nuk ka ndikuar fare që furrtarët e bukës t’i lirojnë çmimet e produkteve të tyre. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/buka-nuk-lirohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala