Bujqit i bashkohen protestës së 17 shkurtit

Autori:Gazeta Fjala

Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se të gjithë bujqit do t’i bashkëngjiten protestës së thirrur nga partitë opozitare.

Atë në njoftimin e tyre thonë se kjo sindikatë i bashkohet protestës për arsye ndaj nënshkrimit të marrëveshje të Brukselit. Sipas tyre këto marrëveshje janë të dëmshme.

Komunikata e plotë e Sindikatës së bujqve:

Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë (FSBK) fton të gjithë bujqit e Kosovës që të dalin në protestën e datës 17 shkurt 2016, në ora 14:00, kundër Qeverisë së Kosovës që ka nënshkruar marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi.

Nga këto marrëveshje dëmtohen rëndë Republika e Kosovës, e sidomos bujqit, sepse humbasim mijëra hektarë tokë me Malin e Zi, e nëse instalohet “Zajednica” humbasim dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore, livadhe, kullosa, pyje, e të ngjashme. Liqeni i Ujmanit, që shfrytëzohet shumë edhe për ujitje, nuk do të menaxhohej më nga Kosova, por nga “Zajednica”.

Këta qeveritarë, tash e sa vite, kanë shkelur bujqit dhe qytetarët tjerë të Kosovës. Këta janë të papërmirësueshëm, andaj duhet të largohen nga pushteti. Nuk krijuan kushte për zhvillimin e bujqësisë, dhe nuk i siguruan treg prodhimit vendor. Me këta në pushtet, nuk kemi mirëqenie as tash, e nuk do të ketë mirëqenie as për brezat e ardhshëm.

Prandaj, edhe njëherë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, sidomos bujqve, që të dalin pasivisht në protestën e 17 shkurtit, që të kontribuojmë kështu për një të ardhme më të mirë për popullin dhe Republikën e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bujqit-i-bashkohen-protestes-se-17-shkurtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala