Bujqit dhe Ministria akuzojnë njëri-tjetrin për keqpërdorime në ndarjen e granteve

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 1.400 persona gjenden aktualisht në “Listën e zezë” të Ministrisë së Bujqësisë, të Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural (MPZhR), shkruan sot Koha Ditore.
Për tri vitet e ardhshme, përfshirë edhe këtë vit, ata janë të privuar nga programet mbështetëse të kësaj ministrie. Kjo për faktin se në procesin e subvencionimit të kulturave të ndryshme bujqësore kanë tentuar të mashtrojnë dhe të përfitojnë pa i plotësuar kushtet e parapara për t’u mbështetur. Këto janë statistika që i ka ministria.

Por ka ankesa se edhe programet mbështetëse janë keqpërdorur dhe ndarë për persona të caktuar të afërt me partitë në pushtet. Sipas përfaqësuesve të bujqve keqpërdorimet më të mëdha bëhen në ndarjen e granteve. Ata kanë thënë se ankesat e bujqve për ndarje të granteve pa përmbushje të kritereve dhe me preferenca politike nuk i ka marrë parasysh askush.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka thënë se informacionet dhe konstatimet që i kanë ata nga terreni tregojnë se ka keqpërdorime të mëdha në ndarje, sidomos të granteve. Më mirë ka thënë se qëndrojnë punët tek ndarja e subvencioneve. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bujqit-dhe-ministria-akuzojne-njeri-tjetrin-per-keqperdorime-ne-ndarjen-e-granteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala