Bujqësia, sektori më i përshtatshëm për investime të huaja

Autori:Avdyl Pajaziti

Sektori i bujqësisë vlerësohet si njëri nga sektorët më me potencial të madh në Kosovë, i cili mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit duke tërhjekur investime të huaja.

Memli Krasniqi , ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në një konferencë ka prezantuar të arriturat në bujqësi,programin mbështetës të ministrisë për vitin e ardhshëm,si dhe mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë

“Me mbështetjen e Qeverisë për sektorin e bujqësisë është rritur prodhimi vendor për  26% në dy vitet e fundit, ku me këtë kemi dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në zëvendësimin e importit dhe përmirësimin e bilancit tregtar”, ka thënë Kransinqi.

Ai ka folur edhe për vendet e reja të punës të cilat janë krijuar gjatë periudhës 2009-2013 ku përmes

granteve investive janë krijuar rreth 15 mijë vende të reja pune dhe janë mbështetur rreth 10 mijë vende ekzistuese të punës gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu Krasniqi vlerëson se pas nënshkrimit të MSA-së bujqësia fiton gati mese shumti në këtë pikë, pasi rreth 2mijë e 500 produkte do të kenë të hequra tarifat doganore me BE-në.

“E di që ne ende s’kemi aq sa duhet prodhim por kjo hapje e dyerve na shton motivin që të rrisim kapacitetet” ka përfunduar ministri Krasniqi.

Në anën tjetër, drejtor i USAID-it në Kosovë, James Hope, tha se Kosova është një vend me potencial të madh bujqësor dhe kjo sipas tij e bën si një vend më të përshtatshëm për t’u investuar, pasi që edhe fuqia punëtore nuk mungon.

“Fermerët në Kosovë janë duke adoptuar standardet e sigurisë ushqimore dhe në mënyrë proaktive po i aplikojnë këto standarde në mënyrë që t’i përmbushin nevojat e tregut…USAID-i është i përkushtuar që ta nxisë edhe më tej zhvillimin e ndërmarrësisë dhe do të vazhdojë edhe më tej mbështetjen për sektorin e bujqësisë përmes partneritetit me Qeverinë e Kosovës.” tha drejtori Hope

Në Prishtinë është duke i mbajtur një konferencë dy ditore organizuar nga USAID me temën “Mundësitë e investimit në agrobiznesin kosovar”, ku po marrin pjesë investitorë vendas dhe të huaj, të cilët në vazhdimësi e kanë përkrahur sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e agrobizneseve vendore.

Ndryshe, në konferencën dy ditore po marrin pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtar ka për qëllim t’i bëjë bashkë agrobizneset dhe investitorët ndërkombëtar dhe kosovarë .

memli2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bujqesia-sektori-me-i-pershtatshem-per-investime-te-huaja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala