Bujqësia e Kosovës prezantohet në Panairin e Berlinit

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka shkruar për pavijonin e Kosovës në Panairin e madh për bujqësi dhe ushqim “International Green Week”, i cili do të mbahet në Berlin, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, 12 kompani prodhuese nga Kosova do t’i prezantojnë produktet e tyre para konsumaatroëve gjermanë dhe atyre nga vetendt tjera.

Njoftimi i Krasniqit në Facebook

Është ndjenjë shumë e mirë që ta nisësh ditën me fotografi si këto që me erdhën sot nga Berlini. Kështu do të duket pavijoni i Kosovës në Panairin e madh për bujqësi dhe ushqim, ‘International Green Week’, që do të mbahet nga nesër në Berlin. 12 kompani prodhuese dhe përpunuese nga Kosova do të prezantojnë produktet e tyre para konsumatorëve gjermanë dhe botërorë. Kjo është një mundësi shumë e mirë që agrobizneset tona të zgjerojnë bashkëpunimin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim afaristët kosovarë në promovimin e prodhimeve tona edhe në ngjarje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bujqesia-e-kosoves-prezantohet-ne-panairin-e-berlinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala