Bujqësia burimi kryesor i të ardhurave në zonat rurale

Në zonat rurale, ku jetojnë afro 60 për qind e popullsisë, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave dhe është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë Kosovë, i cili gjeneron të ardhura dhe krijon vende të reja pune.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj, Qeveria e ka vendosur atë ndër prioritetet kryesore, duke e rritur në vazhdimësi buxhetin për bujqësinë. Këtë vit bujqësia ka 43 milionë euro buxhet , ku 20 milionë ishin të planifikuara në grante dhe 23 milionë subvencione.