Bruto Produkti Vendor për kokë banori 3 mijë e 84 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Bruto Produkti vendor për vitin 2014 në Kosovë me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, me çmime aktuale dhe konstante është 5 miliardë e 568 milionë euro që ka shënuar një rritje prej 1.2 për qind në krahasim me vitin 2013.

Ndërkaq bruto produkti për kokë banori për këtë periudhë kohore është 3 mijë e 84 euro.

Këto të dhëna u bën publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë prezantimit të raportit “Bruto Produkti vendor për vitin 2014”.

Sipas të gjeturave  të ASK-së në krahasim me vendet e rajonit del se Kosova ka pasur rritje prej 1.2 për qind më shumë se në 2013-në. Kurse, Shqipëria ka 1.9 për qind më shumë, Mali i Zi 1.5, Maqedonia 3.8, kurse  Serbia ka pasur rënie me -1.8 .

Gjatë prezantimit të raportit kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi ka bërë me dije se rritje reale ka pasur në shpenzimet e konsumit të ekonomive shtëpiake me 4.9 për qind, eksportit të mallrave dhe shërbimeve 3.9 për qind , importi i mallrave dhe shërbime, 8.4 për qind.

Rritje gjatë vitit të shkuar poashtu ka pasur në  disa aktiviste ekonomike me 2.8 për qind, ndërsa rënie ka pasur në industrinë përpunuese me 1.3 dhe ndërtimtaria 6.11.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bruto-produkti-vendor-per-koke-banori-3-mije-e-84-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala